Hyri prilli shkriu bora....Legjenda shqiptare e kenges himarjote
Petraq J. Pali
Hyri prilli shkriu bora maleve
mbani vesh bie këmbora majave.
Janë vargjet e një kënge qe menjëherë sa fillon që ta dëgjosh të bën që të mbërdhehesh në vend i emocionuar dhe mbasi e ka dëgjuar do kërkosh që me mendjen tënde të shkosh të kërkosh e të takosh autorin e kësaj perle të rrallë për të cilën mendoj se rrallë mund ta gjesh në botë. Tërë melodia e sajë që i ka kapërcyer përmasat e një kënge të thjeshtë popullore është një simfoni e gjallë që i ka fituar tingujt e saj muzikor në jetën e atyre banorëve krenarë që jetohet dhe zhvillohet në një natyrë mjaft madhështore. Sa herë që e dëgjoj atë në shtëpinë time, rastësisht në rrugë, apo në ndonjë ambient publik, mjaft këngë qeramane që sot kanë mbushur dëfrimet tona, rrugët, por edhe programet e televiozneve apo radiove tona, më krijojnë përshtypjen që të krijojnë llagëmet apo ujrat e ndenjura përballë panoramave madhështore të majave të maleve kur fillon dhe shkrin dëbora në pranverë. Kam parë dhe kam ndjerë kenaqësi të veçantë kur muzika jonë e kultivuar të tërhiqet vazhdimisht nga mrekullia e këtyre këngëve të bukura polifonike duke e ngritur në një shkallë më të lartë bukurinë e artit të tyre. Por kjo ndodh në përgjithësi. Se në rastin e kësaj kënge, për mendimin tim ka ndodhur ndryshe . Kur dëgjon simfoninë brilante të përpunuar me mjaft mjeshtri nga kompozitori Limoz Dizdari dhe të interpretuar nga tenori i madh Gaqo Çako me po atë mjeshtri,të motivit "Hyri prilli shkriu bora maleve" dëgjuesi shijon panoramat më të bukura pranverore që të fal arti i të përpunuarit të kësaj kënge. Pa asnjë dyshim, që kompozitori Limoz Dizdari ka futur në fondin e muzikës së përpnuar një ujvarë të pakrahasueshme të artit popullor që të krijon një kënaqësi të veçantë estetike. Por sidoqoftë, madhështinë e asaj kënge origjinale që ka kënduar këtu e 8 dekadamë më parë kant autori i famshëm shqiptar Neço Muko Himariote nuk i arrin dot askush. Ajo, siç thotë populli në kuptimin figurativ "zgjon të vdekurin nga varri". Qysh kur isha i vogël unë vetë kur dëgjoja që të fillonte kjo këngë në ndonjë artopalant apo radio, n.q.s. isha duke lodruar ndalja lojën dhe e dëgjoja i mahnitur, ndalja rrugën n.q.s. isha duke udhëtuar, kapërceja dëshpërimijn, n.q.s. isha në çaste dëshpërimi, kthjellohesha, n.q.s. isha i turbulluar. Ajo ooho-ja e tij karakteristike ishte një ndjenjë magjiplote në kulmin e këngës që të kthente sytë e mendjes tek qielli i pastër dhe i kaltër mesdhetare me male të lartë dhe ujëra të kulluara burimesh që të "detyronte" të braktisje dhembjen dhe ti ktheheshe jetës me një dashuri të re. Kur dëgjoj këtë këngë gjithmonë më vjen ndërmend imazhe të mrekullueshme natyreore të cilat në fakt i ka fat siç thotë në mënyrë metaforike edhe kënga vetëm vendi ynë. Kjo këngë, por dhe dhjetra të tilla, të cilat të ringallin kur i dëgjon janë dëshmia e një arti të vërtetë të madh dhe të mrkeullueshëm që vijnë nga krijimtaria popullore e një prej trevave më me tradita kulturore, patriotike, dhe njerëzore të Shqipërisë së Jugut; Himara. Të njohura ndryshe me emrin e shkurtër "himajoçe" këngët e Himarës nuk kemi paë që të bëhen si duhet objekt vlerëismi ose rivlerësimi si në drejtim të vlerave estetike ashtu edhe ato dokumentare. N.q.s. kënga himaritoe ka arritur që me forcën dhe spontanitetin e saj artistik të qëndroj si një legjendë në artin popullor shqiptar, Neço Muko Himariote është persoazhi kryesor i fabulës së saj. Ai ishte poeti, ai është kompozitori dhe ai është këngëtari i repertorit më të bukur të saj. Pikërisht ky fakt shpreh edhe talentin e tij dhe dëshirën e madhe për t'u marrë me këngën. Neço Muko (Marioti) siç i pëlqente ta nënshkruante vetë , duke e kultivuar "për mrekulli" këngën e vjetër himariote nuk duhet konsideruar thjesht si një marrës kënge, por si një institucion i rëndësishëm kulturoro-patriotike i traditave tona dhe përpjekjet tona të sotme, të paktën, që jemi të lirë, megjtihë kushtet e këtij tranzicioni që vret, nuk duhej që të kishin mbetur si memece, vetëm me përpjekjet personale që bën nga dashamirësia që ka miku im Bardhosh Gaçe për ta kujtuar me një lapidar në Himarë. Unë mendoj se figura e Neço Mukos është unikale në kontributin që ai ka dhënë për breza të tërë duke i frymëzuar me jonet e këngëve të tij të bukura që të thyejnë monotoninë e jetës dhe të kushtohen me dashuri atdheut të tyre, prandaj duhej të kishte një përkushtim tjetër, qoftë duke investuar në mënyrë të diferencuar, që këngët e tij të ishin më prezente në ambientin tonë publik, por qoftë duke e kujtuar në mënyra të ndryshme më zgjonjëse figurën e emrit të tij që gat-gati nuk po zihet në gojë.
Kur Shqipërinë e qeveriste monarkia, mbreti Ahmet Zog , pllakat e këngëve të Himarës të kënduara dhe të inçizuara prej Neços i mbante në gramafonin e tij mbretëror për t'ua bërë surprizë kënaqësie miqve të tij të zgjedhur dhe sidomos atyre që vinin nga Europa. Edhe pse vetë ishte gegë, ai i dëgjonte me interes dhe kënaqësi të veçantë.
Madje, tregojnë se një herë një grup donkishotësh nga Himara, greqishtfolës, mercenar nga ata që nuk mungojnë edhe sot, të dehur nga përkëdheljet e Greqisë iu ishte mbushur mendja se ishin grekër dhe donin më shumë të drejta kombëtare në Himarë dhe për këtë kërkuan që të takoheshin me mbretin. Mbreti që ishte njeri i hollë për këto punë donte që t;ua hidhte poshtë në mënyrë krejtësisht origjinale dhe spontane pseudo pretendimet e tyre absurde për të cilat e dinte mirë se ku flinte lepuri, prandaj i priti dhe i dëgjoi me qetësi. Në fund të fjalës së tyre ai i ftoi që të dëgjonin këngët e tyre në gramafonin e zyrës së tij. Pasi dëgjuan së bashku disa prej këngëve himariote që këndonte bashkëfshatari i tyre Neço Muko mbreti i pyeti në u pëlqenin këngët e tyre, kush i këndonte dhe në ç'gjuhë këndoheshin? Biseda nuk vazhdoi më tej. Ata ikën kokëulur nga zyra e mbretit duke kuptuar se nuk kishin se çfarë të kërkonin më. Dëshmia e atyre vargjeve dhe zërave të bukur e diskretitoi misionin e tyre në shërbim të të tjerëve. Neço Muka (H) Marjoti u lind më 21 tetior të vitit 1899 në Himarë në një familje me tradita të shquara atdhetare shqiptare dhe vdiq me 1934 në vendlindje e tij në Himarë. Nestori (Neçua( u rrit në një ambient familjar dhe krahinor, ku trashëgoi prej tyre krnearinë e fshatarit të lirë, çiltërsinë, vullnetin e madh për të fituar mbi vështirësitë e jetës, dashurinë për kulturë dhe dituri, si dhe prirjen artistike. Mbasi mbaroi shkollën fillore në vendlindjen e tij i ati e dërgoi të vazhdojë studimet më tej në Greqi, ku për të përballuar shpenzimet e jetesës detyrohet që edhe të punojë. Kriza ekonomike që përfshiu Greqinë në vitin 1916 si rezultat i acarimit të marrëdhënieve politike me disa aleatë të fuqishëm perëndimor të saj e riktheu atë sërish në Himarë, të cilën e gjeti të pushtuar nga italianët. Megjtithëse gjen disa punë të përkohshme në vendlindjen e tij, në këtë moshë ndjen dëshpërimin më të madh të jetës. Kjo gjëndje e brendshme i jep ngacmimin e parë që ato që ndjente ti përjetojë në art, pra fillon që të këndojë. Dy këngët që bëjnë pjesë ne repertorin kryesor të tij "Më 28 Nëntor" dhe "Nëntëqind e dhjetë viti" të cilat njihen edhe si këngë historike, që janë mbështetur mbi tabanin polifonik popullor labo-himaritoeët i takojnë pikërisht kësaj periudhë. Krahas punës së përditshme gjatë kësja periudhe i kushtohet me pasion letërsisë dhe arteve të ndryshme, ku mëson që ti bjer violinës dhe instrumenteve të tjera, lexon libra, ndjek shfaqje teatrore, variate (estradë) si duket me qëllimin e përcaktuar për të krijuar kulturën e nevojshme që do ti duhej veprimtarisë së tij të mëvonshme. Publiku i Sarandës përjetoi për shumë kohë jehonën e këngëve të variatesë "Marrëzi e përgjtihshme" të përgatitur me tekste dhe kompozime plotësisht prej tij. Më vonë jeta e tij karakterizohet nga udhëtime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ku në këto lëvizje konsistoj në dëshirat dhe përpjekjet e tij për të ndeshur motive dhe për të njohur jetën, të cilën ai e shikonte si një pasuri të çmuar në shërbim të ëndrrave të tij artistike.
Eshtë e njohur inisiativa e tij e madhe për të bërë një udhëtim në "Qytetin e Dritave" siç e quanin Parisin e asaj kohe me synime të ndryshme ku më kryesore ishte të merrte pjesë në një festival folklorik ndërkombëtar të cilin ai arriti që ta realizonte duke shkuar dhe duke këndur këngën patriotike "Me 28 nëntor". Jeta në qytete te ndryshme të Francës si në Paris dhe Sente-Etien, ku ai vendosi që të qëndrojë dhe të punojë përkohësisht në punë të ndryshme sigurisht që i afroi kulturën dhe gjallërinë e qyteteve metropolitane të Europës, si dhe njohje e miqësi me shumë shqiptarë emigrantë dhe qytetarë të tjerë europian, por ndërkohë i solli edhe ftohtësinë njerezore që kishte filluar që t'u jepte njerëzve ritmi e kohës moderne, Dhe malli për atdheun në këto kushte nuk ishte vetëm ndjenja qe e bënte ta mbante kokën nga mbrapa andej nga kishte ardhur, por edhe forca që e frymëzonte, si çastet e lumtura, ashtu edhe ato të dëshpëruara t'ia kushtonte këngës, poezisëë dhe kompozimit të saj. Rënia në kontakt me mjaft shqiptarë të prirur për t'u marrë me këtë art dhe me aftësitë që kërkonte ai në këtë drejtim dhe, si përfundim përzgjedhja e emrave të tillë të cilin ishin njerëz të talentuar për të kënduaer si dhimitër Rambo, Llambi Turtulli, Kleo Georga, Tefta Tashko dhe Tula Paleologu, të cilët për një kohë të shkurtër u bënë grupi i plotë që do këndonte këngët himariote së bashku me të, ishin përzgjedhja më e mirë që ai bëri. Këta ishin pjesëtartë kryesorë të grupit me të cilët ai këndoi këngët këngët e bukura të Himarës në dhe të huaj, të cilat të regjistruara në pllaka gramafoni me emrin "Pathë" erdhën dhe u përhapën me një entuziazëm të paparë ndonjëherë, si një risi e re artistike në të gjithë Shqipërinë. Popullarizimi që krijuan meloditë e përkryera të këtyre këngëve , sidomos në krahinat e ndryshme të Shqipërisë së Jugut, e ngritën këngën himariote dhe sidomos autorin kryesor të saj Neçon në një mit. Megjithëse realiteti social-shoqëror në atë periudhë nuk e kishte atë "lluks" që ka sot për ta përhapur vlerën artistike me shpejtësi në të gjithë botën shqiptare prej mjeteve të zhvilluara të informacionit, revistave të shumta, valëve të radiove dhe ekraneve të shumta të televizioneve, dëshmohet nga shumë të dhëna se valët e këtyre këngëve u përhapën në të gjitha trevat jugore me një shpejtësi që nuk ishte njohur më parë. Këngët bregdetare të stilit të veçantë himariot "Vajzë e valëve", "Vajza e malit", ose siç është regjistruar më mirë në mendjen e njerëzve "Hyri prilli shkriu bora", "Moj Katina nina nina", "Dolli hëna drit ergjënda", "Shqipëria", "Më njëzetetetë Nëntor" etj, etj, këngë të kënduara prej këtij grupi shtuan me magjinë e tyre tingullore "nurin" e dasmave të shumta, që bëheshin nëpër fshatra të ndryshme të gjithë Shqipërisë së Jugut, por ato ringjallën në shpirtin e lëkundur apo të përgjumur të shumë intelektualëve shqiptarë, dashurinë për jetën dhe për atdheun si dhe besimin tek forcat e tyre për ta ringjallur këtë vend.
Brenda në zbrazëtirën mendore dhe shpirtin e atyre viteve, u kthye në një ngushullim dhe në një shpresë për të shkundur njerëzit nga mpirja e për të fituar optimizmin e domosdoshëm që kërkonin detyrat e reja kombëtare. Dhe gramafoni i shpikur nga Edisoni, ishte mjeti më i çmuar, që regjistroi zërin e asaj kohe. Arti popullor dhe sidomos kënga dhe vallja si gjini mjaft të përhapura të tij, kanë patur një rol jashtëzakonisht funksionale si në gjithë historinë e mbijetesës së tij të vështirë edhe në këtë periudhë të saj. Në mes të instrumenteve të ndryshme teknik, që kanë ndihmuar botën e artit muzikor si në të gjithë botën dhe në Shqipëri 7-8 dekada më parë ka qenë gramafoni. Vlera e tij funksionale në drejtim të përparimit muzikor, u vlerësua kaq shumë sa që ai u fut edhe në shkolla të nivelit të ndryshëm si studimi i veçantë mësimor. Gramafoni ka një vlerë të madhe për regjistrimin e këngëve përgjithësisht dhe sidomos të këngëve popullore në veçanti. Me ndihmën e gramafonit, mbledhësit e melodive popullore mundën që të vënë në dorë të studiuesve një lëndë mjaft të madhe dhe të organizuar folkloristike muzikore. Gjithashtu, ai ishte instrumenti më i përkryer për t'u trashëguar breznive trashëgimin më të vyer muzikor të gjenisë popullore. Për fat të mirë, gramafoni në vendin tonë njohu një përhapje të mirë dhe të veçantë në raport edhe më shumë shtete të tjera të Ballkanit. Në mjaft shtëpira të pasura dhe të varfra, nëpër qytete dhe fshatra zëri i gramafonit shpërndau gëzim, hidhërim, dhe entuziazmin e tingujve të këngëve jo vetëm tek ata njerëz ku vet jeta na qenkesh një këngë, por edhe tek ata njerëz të cilët ndjen në meloditë e këtyre këngëve fytyrën e saj të shëmtuar. Për përhapjen e gramafonisë në vendin tonë, një kontribut të madh ka dhënë sidomos regjistrim i pllakave shqip, proces që fillimisht, ishte kryer ne ato vende të zhvilluar, ku ishin krijuar këto mundësi teknike, nga artistë shqiptarë, atdhedashës që "fati" i kishte çuar për të punuar atje si emigrantë ekonomik. Në këtë drejtim, një meritë kryesore në rang kombëtar i takon këngëtarit himariot Neço Muko, i cili ka qënë padyshim i pari që e kuptoi rendësinë e pllakave shqip dhe për këtë qëllim nuk kurseu as përpjekjet, por as sakrificat e tij individuale. Ai regjistroi i pari në Paris 12 pllakat e para në shqip me emrin Pafe, në këngët himariote të grupit të tij, të cilat menjëherë sa "cikën" tokën shqiptare, u përhapën me shpejtësi. Regjistrimi i pllakave të tij, përveç bukurisë së këngëve, patën gjithashtu epërsinë e padiskutueshme të cilësisë së tyre në raport me shumë regjistrime të tjera, që u bënë në kohën e tij dhe më vonë kohës së tij. Dhe këtë superioritet të tij, duhet ta kërkojmë në faktin se në veprën e Neço Mukos "mbretëron" ideali artistik dhe estetik ndryshe nga shoqatat e tjera regjistruese të asaj kohe, ku e para mbisundonte fryma e idealit tregtar.
Ashtu siç thotë edhe shkrimtari bregdetas Andrea Varfi në librin që i ka kushtuar kujtimit të tij me titull "Zemra kërkon miqësinë", si personalitet zë me dinjitet një vend të caktuar në rradhën e pararendasve të viteve 1930, jo vetëm në rrafshin krahinor, por edhe kombëtar. Gjithë krijimtaria e tij teatrale, përkthyese humoristike, por veçanërisht muzikore dallohet nga karakteri i spikatur kombëtar. Jo më kot në pllakën e parë që inçizoi vë "Hymnin e flamurit" në një ane dhe në anën tjetër këngën e thurur prej tij "Shqipëria". Veprimtaria kryesore e tij, sidomos kënga e materializuar me anë pllakash gramafoni, kryesisht në kufirin e viteve 1928-34, luajti një rol shumë pozitiv veçanërisht në Jug. Këngët e rradha polifonike që ai krijoi vetë, por sidomos ato që këndoi edhe vetë si pjesëtar i grupit mbetën krijime të tilla brilante, që do entuziasmonin publikun në breza me radhë dhe do t'i sillnin faktorit tonë popullor këngë, që nuk ishin dëgjuar kurrë më parë në një mënyrë të tillë qoftë nga melodia, qoftë nga permbajtja e asaj që këndohej.
Kënga himariote në strukturën e saj muzikore ka vulën e vet origjinale dhe është e çliruar në të gjitha variantet e saj nga cektësia dhe sheshtësia. Ajo është këngë e majave të maleve me dëborë dhe e detit të kaltër me valë. Por, po të trajtojmë sadopak në aspektin profesional këngët e këtij autori dhe këngëtari, do të konstatojmë se ato nuk janë pa shoqe. Ato janë simbol i polifonisë labe në variantin më të jashtëzakonshëm dhe me autentik që mund të mendohet. Ato shprehin spontanisht një gjendje të caktuar të krijuesit popullor, që është një qënie historike, shopqërore dhe sociale.
Në një takim që kam posaçërisht për këtë problem me mëkëmbësin e këngëve të Neço Mukos, këngëtarin himariot Dhimitër Varfi rreth 15 vjet në shtëpinë e tij në Himarë ai më tha se Neçua e ringjalli këngën himariote. Si e rilindi? Sigurisht, që ajo nuk kishte vdekur. Ajo ekzistonte dhe këndohej në dasma, festa dhe argëtime e përcjellur nga një arsimim i lashtë muzikor, por i kishte ardhur koha për një stil të ri, për një ripërtëritje të re. Prandaj ai veproi si Homeri me gojëdhënat popullore kur krijoi Iliadën, eposin më të lavdishëm të lashtësisë. Në fillim u përgatit, pastaj ato motive të bukura popullore më të cilat u rrit apo i gjeti atje-këtu në vendlindjen e tij, i mblodhi, i përpunoi dhe i transformoi. Ai i kultivoi dhe i modernizoi në mënyrë të përkryer ato sipas kërkesave të kohës duke ruajtur karakterin e tyre popullor.
Midis formave të ndryshme që ka gjetur prirja artistike muzikore për të shprehur kënga, sigurisht që është me e përsosura. Në tingujt e bashkuar me melodira të harmonishme si polifonia himariote, arti gjen shprehjen e tij më të lartë individuale. Ato zëra të ëmbël të kthjellët, melodioz, në timbrin e kulluar si mjet e atij kroit që zbret nga mali, kanë një suplesë në nuancat më të holla, që të lënë të mahnitur.
Këngëtarët kur njëri ja merr, tjetri ia kthen, futen
përbukuri në një iso harmonike, shkrihen në valë herë të lehta, herë të fuqishme, herë tronditëse dhe herë përkëdhelëse të kësaj harmonie muzikore duke e ftuar njeriun në çdo çast që të dëgjojë.
Vita, Katerina, Dallëndyshja, Nepërka, Gjirokastritja, janë personazhet e shumë engjëllorë të poezisë dhe këngës së kënduar himariote, të cilat duket se janë emra konkret. Por ka edhe personazhe të fuqishëm metaforik si "Vajza e valëve" e cila personifikon jo thjesht një dashuri intime, një ndarje për së gjalli midis një çifti, por që nënkupton fatin e marrëdhëniëve njerëzore në dramën e emigrimit të popullsisë së varfër shqiptare mbas shpalljes së pavarësisë, ku për koiçidencë është aktuale edhe sot.
Disqet e dikurshme të inçizuara në kushte primitive, sot janë transformuar në kaseta dhe kalojnë e recitohen në veshët e dëgjuesve të brezit tonë sikur të ishin recitale. Emocionet estetike që të zgjojnë tingujt e të gjitha këtyre melodive janë të tilla, që të kujtojnë edhe simfonitë e kompozitorëve të mëdhenj. Sado që të jesh i trishtuar, sado që të ka lodhur e mërzitur pluhuri i rrugës dhe kotësia e jetës sonë të sotme plot peripeci, me të dëgjuar tingujt e parë të këtyre këngëve, zgjohesh papritur dhe të vjen ndërmend se ka edhe një botë tjetër si ndjenjat e pastra që të krijojnë këto këngë. Dhe në këtë atmosferë, këngëtarët që dëgjon, të veshur me kostume të bukura popullore transfigurohen, humbasin ngjyrat e zakonshme dhe marrin pamjen e një vegimi përrallor.
Sado që të jesh i trishtuar, sado që të ka lodhur e mërzitur pluhuri i rrugës dhe kotësia e jetës sonë të sotme plot peripeci, me të dëgjuar tingujt e parë të këtyre këngëve, zgjohesh papritur dhe të vjen ndërmend se ka edhe një botë tjetër si ndjenjat e pastra që të krijojnë këto këngë. Dhe në këtë atmosferë, këngëtarët që dëgjon, të veshur me kostume të bukura popullore transfigurohen, humbasin ngjyrat e zakonshme dhe marrin pamjen e një vegimi përrallor.
Ky material eshte mare nga punimet e mikut dhe shokut te Neco Mukos ,"Mesuesit te Merituar" Janko Palit nga Qeparoi,dhëne ne Ak.Shkencave Shqiptare,si dhe e gjithe biografia e tij e mare padrejtesisht dhe e pervetesuar "Monografi e Neço Mukos".
Gjithe materiali letrar i lene Janko Palit nga Neco Muko, ruhet dhe se shpejti do botohen kenge te pa degjuara ndo nje here.pjp