Ngarko media shqiptare - filma video klipe muzike shqiptare foto kenge humor shqiptar shqip 100% ngarko dokumenta mp3 etj.

Aristidh Kolja dhe Kosova

"Shënim: Ose Adobe Flash Player nuk është instaluar te kompjuteri juaj ose Versioni Flash është Shkarko Flash Player tani.

Përshkrimi

Ne 11 tetor mbushen 8 vjet nga vdekja e studiuesit te njohur arvanitas Aristidh Kola.Ai lindi më 8 korrik 1944 ne Thiva të Greqisë Qendrore, zonë e cila banohet tërësisht nga arvanitas.Studioi për jurispudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Ne 1983 përfundoi librin e tij të famshëm, "Arvanitasit dhe origjina e grekëve", që bëri një jehonë të jashtëzakonshme në të gjithë Greqinë, si dhe në diasporën e saj jashtë vendit. Aristidh Kola botoi revistën tashmë të njohur, "Besa", si dhe revistën tjetër periodike, "Arvanon". Ketu ai botoi thirrjen e shqiptarëve të Greqisë, që u bë në fund të shekullit XIX, gjë që hodhi dritë mbi lidhjet e shumta të shqiptarëve të Ballkanit, të cilët kërkonin një shtet të bashkuar, që fillonte nga Veriu i Shqipërisë së asaj kohe, në Nish të Serbisë e deri në Selanik të Greqisë.

Në vargun e shumë librave të Aristidhit, është edhe libri "Greqia në çarkun e Jugosllavisë së Millosheviçit", i cili u botua edhe në gjuhën shqipe. Ai mbante lidhje dhe bashkëpunoi me shqiptarët e Amerikës, me mikun e tij të ngushtë, Antonio Belushi, në Kozenca të Italisë, me intelektualët e Kosovës, të Maqedonisë, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur edhe me arbëreshët Korsikës.

Ne vitin 1999 Aristidh Kola, në mënyrë heroike mbrojti në dhjetëra emisione televizive, si dhe në mjetet e informimit grek, luftën e UÇK-së.Ai ju kundërvu propagandës së neveritshme e të ndyrë të qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundër vëllezërve tanë kosovarë, gjatë masakrave të barbarëve serbë në Kosovë dhe përkrahu bombardimet e NATO-s në të ashtuquajturën Jugosllavi. Kola, si kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë "Marko Boçari", do të akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht për të vërtetën e ngjarjeve të Kosovës, si dhe për të vërtetën e shqiptarëve në Greqi, që ai i përfaqësonte nëpërmjet shoqatës së tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atë e hodhën në gjyq përfaqësues të organizatave ultranacionale greke, të cilat e kërcënuan edhe me vdekje.

Aristidh Kola u sëmur krejt papritur më 24 maj 2000 dhe të mërkurën e 11 Tetorit 2000, jeta e tij u shua duke lënë pas gruan Nansi, vajzën Polikseni, djalin Pano si dhe veprat që shkroi dhe e bëjnë emrin e tij të pavdekshëm në historinë e arvanitasve që është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë.



Dekorimet nga shteti shqiptar

Per kontributin e tij te vecante per ceshtjen shqiptare ai eshte dekoruar nga Presidentet Sali Berisha dhe Rexhep Mejdani.Ne vitin 2004 kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, i dorëzoi zonjës Nansi Kola (gruas së Aristidhit), një fletë mirënjohje të Qeverisë së Kosovës për veprën dhe aktivitetin e bashkëshortit të saj,Aristidh Kola, në mbrojtje të të drejtave të popullit të Kosovës. Pas kësaj, Kuvendi Komunal i qytetit të Skënderajt, i akordoi arvanitasit Aristidh Kola, titullin "Qytetar Nderi i Skënderajt”.

Perpjekjet per ta vrare per here te dyte.


Vrasja e dytë e Aristidh Koles po vazhdon intensivisht pas 11 tetorit 2000.Po behen tere perpjekjet per ta vrare per here te dyte Aristidh Kolen,per te varrosur bashke me trupin edhe vepren e tij.Por ndersa politika dhe media me vetedije apo jo po lejojne vrasjen e dyte te Aristidh Koles ne nuk duhet te rrime duarkryq.Diskutimi per vepren e tij ne internet dhe disa video te atdhtareve shqiptare ne youtube jane te lavderueshme, por te pamjaftueshme per te ndaluar vrasjen e dyte qe po i behet vepres se tij.Duhet bere me shume se kaq nga ju dhe miqte dhe te njohurit tuaj,se ne te kundert nuk do te mundemi ta ndalim vrasjen e dyte te Aristidh Koles.

Pervec kesaj mendoj se ne 11 Tetor 2008 te gjithe duhet te japim kontributin tone personal per te mos lejuar vrasjen e dyte qe po i behet rilindasit modern Aristidh Kola.Nje bisede me miqte, nje ndezje qiriri ose qofte edhe nje mendim per te ne kete dite,do te jete nje kontribut i vyer per te nderuar vepren e tij.Dhe kjo eshte me e pakta qe po bejme per te.


Mirel Sharxhi

Boston, SHBA
4 Tetor 2008

Komente: 0

Nuk ka komente akoma


Komentoje këtë media

Ju lutem login ose registrohu për ta komentuar këtë media.

Titulli i Medias

Raportoje këtë media Shto te lista e favoriteve Ju lutem login ose registrohu për ta vlerësuar këtë media.

Media Eshtë favorite:
oneview Lycos iQ del.icio.us digg Mister Wong YiGG BlinkList Webnews

Linkë permanente

Linkë e ngujuar

Media e perafert

  • Hyri prilli shkriu bora.... nga  10-10-2009 20:56:44 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Orakellet qe parashikonin te ardhmen e botes nga  08-25-2009 14:58:44 U ngarkua nga  sairuss
  • per nje fjal nga  08-22-2009 17:12:56 U ngarkua nga  dardani
  • mafia dhe qeveria nga  08-20-2009 09:01:37 U ngarkua nga  sairuss
  • Djemt e Bores nga  08-07-2009 11:53:45 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Fjalim i Fan S. Nolit me 1962 2/2 nga  01-19-2009 01:25:57 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Fjalim i Fan S. Nolit me 1962 1/2 nga  01-19-2009 01:14:39 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Mikel Koliqi Kardinal dhe Martir 1 nga  11-21-2008 23:29:57 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Mikel Koliqi  Kardinal dhe Martir 2 nga  11-21-2008 22:54:34 U ngarkua nga  Gjirfabe