Ngarko media shqiptare - filma video klipe muzike shqiptare foto kenge humor shqiptar shqip 100% ngarko dokumenta mp3 etj.

Mon Balaj

"Shënim: Ose Adobe Flash Player nuk është instaluar te kompjuteri juaj ose Versioni Flash është Shkarko Flash Player tani.

Përshkrimi

Mon Balaj lindi më 25 mars 1980 në gjirin e një familje atdhetare. Familje kjo që, qysh nga viti 1912, kur vendet armiqësore ballkanike filluan pushtimin e trojeve shqiptare, dha djemtë saj për lirinë. Kadriu dhe Abdullahu ishin dy burra nga kjo familje që thirrja për lirinë dhe mbrojtjen e atdheut i gjeti në ballë të detyrës. Në luftë përballë me pushtuesit bullgar që depërtonte drejt Anamoravës, me nder ranë në altar të lirisë. Kadriu në shtëpinë e tij atëbotë kishte lënë vetëm gruan e tij të re, shtatëzënë e cila më vonë lindi një djalë, Ademin. Pra, la trashëgimtarin nga i cili më vonë do të dilte një familje e madhe e cila do të jetë gjithmonë qerdhe e patriotizmit. Fara e atdhetarisë e mbjellë nga gjyshi Kadriu, do mbinte, rritej e kultivohej nga kjo familje. Edhe përkundër, presionit të vazhdueshëm nga pushtuesit jugosllav, kjo familje nuk e ndaloi asnjëherë vaprimtarinë patriotike. Xhaxhai i Monit, Nexhmiu, ishte dënuar me 11 vite burg si organizator i demonstratave. Shtëpia e tyre në një anë u bë qerdhe e revolucionarëve të kohës e në anën tjetër gjithashtu nuk pushoi së trazuari nga pushtuesit me bastisje e arrestime. Xhaxhai tjetër, Nebihu, i arrestuar, izoluar dhe përndjekur gjatë viteve ’80 dhe atyre ’90 u detyrua të arratisej nga Kosova pasi ishte zbuluar nga policia, për t’u kthyer si ushtar i saj, në flakën e luftës, i rreshtuar në rradhët e UÇK-së që në fillim të marsit ’98, në Drenicë.

Vëllau i Monit, Fahriu, i cili që nga mosha e re u përjashtua nga shkolla për pjesmarrje dhe organizim të demonstratave në vitin ’89, më vonë u bë pjesmarrës aktiv në lëvizje. Bënte pjesë në LKÇK bashkë më Agron Rrahmanin. Pastaj u bë ushtar i UÇK-së, dhe bashkëluftëtarë i Zahir Pajazitit.

E Moni nga të gjitha këto vetëm sa kaliste më shumë atdhedashurinë e mbjellë nga nënë Hasimja dhe babai Kadriu. Tregimet për ngjarjet historike, historia e stërgjyshit të tij, rënia heroike e dajës Sami Rama, më 1989, nën torturat e UDB-së, si anëtarë i LPRK-së. Dajët Sejdiu dhe Aliu që të dy ushtarë të orëve të para të UÇK-së, të gjitha këto ndërtuan karakterin kryengritës të Monit.

Moni shkollën fillore dhe atë të mesme ekonomike i kreu në Besianë. Ishte i pasionuar pas futbollit dhe luante në klubin futbollistik “Besiana” në Besianë. I qetë e i dashur me shokët e tij, i vendosur të dhe i prerë kur e kërkonte nevoja. Demonstratat e viteve ’97, ’98 e gjetën gati, aty ishte. Lufta kërkonte përkrahje edhe në rrugët e Prishtinës.

Vitet e pasluftës, e hodhën gjithashtu shpesh në rrugë duke demonstruar kundër burgosjeve të ish pjestarëve të UÇK-së. Arrestimi i luftëtarëve të lirisë, e qartësoi shumë bindjen e tij për pushtetin aktual të UNMIK-ut, ndërsa rrjedha e kompromiseve e çelikosi këtë bindje. Ishte edhe në Merdare të ndalonte Koshtunicën me trupin e tij. Ishte pra edhe me 10 Shkurt. Rruga e nisur nga stërgjyshi duhej vazhduar. Do shkatërronte pakon që i zë frymën lirisë, që rrezikon të ardhmen. Të hapte kapitull të ri në histori. Ra, bashkë me Arbenin. U shndërruan në fanarë të rrugës drejt lirisë, bashkë me shumë fanarë nga historia e lavdishme e popullit tonë.

Ishte kudo, aty ku ishin edhe shumë bijë e bija të këtij populli përgjatë historisë. Dhe tani vazhdon të jenë përjetësisht aty ku janë dhe mijëra dëshmorë të kombit. Në zemrat tona.

Lavdi

Komente: 0

Nuk ka komente akoma


Komentoje këtë media

Ju lutem login ose registrohu për ta komentuar këtë media.

Titulli i Medias

Raportoje këtë media Shto te lista e favoriteve Ju lutem login ose registrohu për ta vlerësuar këtë media.

Media Eshtë favorite:
oneview Lycos iQ del.icio.us digg Mister Wong YiGG BlinkList Webnews

Linkë permanente

Linkë e ngujuar

Faqet: 1 Website që e rekomandojnë këtë media: 2

Media e perafert

  • Mc-Atlantis nga  06-21-2009 16:31:53 U ngarkua nga  McAtlantis
  • Koto Hoxhi nga  03-05-2009 00:52:33 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Pjese e çetes se Cerçiz Topullit nga  03-05-2009 00:49:21 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Cerçiz Topulli, Bajo Topulli dhe Zeman Mashkullora nga  03-05-2009 00:43:55 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Cerçiz Topulli nga  03-05-2009 00:33:43 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Bajo Topulli nga  03-05-2009 00:30:50 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Mitingu i alfabetit nga  03-05-2009 00:28:06 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Fan Noli 1917 nga  02-16-2009 00:45:54 U ngarkua nga  Gjirfabe
  • Grupi polifonik:JEHONA SHQIPTARE(me kengetarin e mirnjohurNAZIF CELA) nga  12-17-2008 14:15:02 U ngarkua nga  neili