Ngarko media shqiptare - filma video klipe muzike shqiptare foto kenge humor shqiptar shqip 100% ngarko dokumenta mp3 etj.

BBC ALBANIAN radio ne emisionin zigzag me Albin Kurtin

Note: Either you do not have Adobe Flash Player installed on your computer or your Flash Version is outdated. You need Flash Player in order to view this item. Download Flash Player now.

Description

Zigzag: Albin Kurti iu përgjigj pyetjeve tuaja

Bashkëbiseduesi ynë i radhës është Albin Kurti, drejtues i lëvizjes jo qeveritare kosovare "Vetëvendosja".

www.freealbinkurti.org

"Ne nuk duhet ta meritojmë lirinë. Me vetë ekzistencën tonë kemi të drejtë të jemi të lirë" - Albin Kurti


Kush është Albin Kurti?

Albin Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Babai i tij është inxhinier i makinerisë në pension, ndërsa nëna e tij inxhiniere e ndërtimtarisë dhe ligjëruese. Ai i ka dy vëllezër.

Në rezistencë kundër Milosheviqit

Në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare. Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të protestave paqësore dhe të padhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpara me dhunë nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyren e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyres. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe.

Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: "Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviqit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim". Kur u dënua, ai tha: "Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj." Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001.

Klikoni këtu për të lexuar më shumë rreth gjykimit e Albinit në Serbie
http://www.freealbinkurti.org/Gjykimi%20i%20Albin%20Kurtit%20Mars%202000.pdf

Në rezistencë kundër UNMIKUT (Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë)

Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetit e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.

Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN) (www.kosovoactionnetwork.org), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën "Drejtimet e reja" të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.

Me 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën "JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE", që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen VETËVENDOSJE! (www.vetevendosje.org). Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të padhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive. Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare arrestoi, burgosi dhe dënoi qindra aktivistë, ndër ta edhe Albinin.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon referendum gjithëpopullor në Kosovë, si e vetmja zgjidhje e drejtë dhe paqësore për të vendosur për statusin e Kosovës. Lëvizja arsyeton se vetëm me referendum si ushtrim i të drejtës për vetëvendosje mund të realizohet një zgjidhje demokratike e vërtetë. Në vend të negociatave të cilat mund ta vënë në kompromis lirinë, lëvizja kërkon që populli i Kosovës të ketë mundësi të vendos për vetvete, si duan të jenë të qeverisur dhe nga kush.


Për të lexuar më shumë rreth Lëvizjës VETËVENDOSJE! Klikoni KETU


www.vetevendosje.org

Comments: 0

No comments so far


Comment this item

Please login or register in order to comment this item.

Related Media

  • Beretta ne Veri dj Shanno from 31.08.2010 07:51:47 Uploaded by berettanever
  • Beretta ne veri- Mr Uzi from 31.08.2010 07:47:58 Uploaded by berettanever
  • Beretta ne veri- dj Rimi from 31.08.2010 07:44:08 Uploaded by berettanever
  • Beretta ne veri - Shala e Bajgores from 31.08.2010 07:42:29 Uploaded by berettanever
  • hesthje from 07.09.2009 07:12:39 Uploaded by BAVrecords
  • Nazmi Gryka- Per Bajram Disha from 07.09.2009 06:45:26 Uploaded by denis
  • adelante from 20.08.2009 07:05:13 Uploaded by sairuss
  • urime ditlindja- besim limani from 17.08.2009 15:27:03 Uploaded by xana
  • elizabet- besim limani from 17.08.2009 15:23:55 Uploaded by xana